LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi mbush 32-vjet: Argjentinasi me statistika mbresëlënëse

Lionel Messi mbush 32-vjet: Argjentinasi me statistika mbresëlënëse

Lionel Messi konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Argjentinasi gjatë ditës së sotme ka mbushur 32 vjet dhe ka fituar pothuajse të gjitha trofetë e mundshme.


Sulmuesi ka nisur karrierën si lojtar profesionist në moshën 18-vjeçare, kur debutoi me klubin katalunas, Barcelonën.

Me këtë të fundit, ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshme duke përfshirë të garave evropiane si dhe spanjolle.

Në fakt, i vetmi trofe me blaugranat që i mungon është i Ligës së Evropës pasi që skuadra katalunase gjithmonë merr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Por, Leo deri më tani nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe me ekipin kombëtar, e cila gjë i zbeh pak arritjet e tija.

View this post on Instagram

These numbers, @leomessi 🤯👑

A post shared by Bleacher Report Football (@brfootball) on Jun 24, 2019 at 4:43am PDT

Deri më tani, Messi ka pasur 820 paraqitje në fushat e blerta gjersa ka shënuar 671 gola dhe ka pasur 285 asistime.

Lojtari me Barcën ka shënuar 452 gola gjersa me kombëtaren 133 sosh, ku ka lënë pas vetes në këtë renditje edhe legjendën, Diego Maradona.

Ai ka fituar 34 trofe të ndryshme ekipore dhe individuale duke përfshirë pesë “Topa të Artë”.

Ndryshe, Messi është i martuar me dashurinë e shkollës së mesme, Antonella Roccuzzo, ku ka tre fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori