LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ne, të punësuarit në sektorin publik të tregojmë se çka do të thotë të jesh i përgjegjshëm ndaj kërkesave të qytetarëve

Zaev: Ne, të punësuarit në sektorin publik të tregojmë se çka do të thotë të jesh i përgjegjshëm ndaj kërkesave të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev i dërgoi një letër urimi deri tek të gjithë zyrtarët, punonjësit në sektorit publik, me rastin e 23 qershorit, ditës botërore të shërbimit publik, e vendosur si një ditë ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara, njoftojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë.

“Dita e djeshme, 23 qershor, dita botërore e shërbimit publik bën thirrje për misionin e nëpunësve publikë, në atë që punonjësit e shërbimit publik të punojnë për qytetarët dhe t’u shërbejnë të gjithëve pa përjashtime. Në këtë na thërrasin vlerat e shërbimit publik dhe ky është momenti i duhur për t’u kujtuar: Koha është për shërbim me integritet! Integriteti është baza e vlerave të administratës publike dhe një parim kyç i mbrojtjes kundër korrupsionit dhe interesave personale. Kur shërbimi publik i shërben integritetit të qytetarëve, mbron sovranitetin, pavarësinë, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe mbështet drejtësinë dhe barazinë”, thuhet në letrën e urimit.

Çështja e integritetit, siç theksohet, është aspirata për përparim në profesion për të arritur një shërbim të përsosur publik si shërbim ndaj qytetarëve.


“Është koha për të vendosur përgjegjësinë në krye të prioriteteve tona! Të jesh i drejtë dhe i paanshëm dhe t’u shërbejmë njerëzve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, pa diskriminim ose favorizim në kryerjen e përgjegjësive tona është mendimi ynë udhëheqës”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit Zoran Zaev drejtuar deri tek zyrtarët, punonjësit e sektorit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori