LAJMI I FUNDIT:

Adidas i bën presion Unitedit për ta mbajtur Pogban

Adidas i bën presion Unitedit për ta mbajtur Pogban

Manchester Unitedi mund ta humbë në këtë verë njërin ndër lojtarët e tyre më të talentuar, pasi Paul Pogba ka bërë të ditur ditë më parë se po kërkon një aventurë të re.

Real Madridi dhe Juventusi janë të interesuar në transferimin e mesfushorit francez, derisa edhe ky i fundit është duke bërë presion që të largohet nga Old Trafford.


Edhe pse tifozët e Djajve të Kuq po e kërkojnë largimin e 26-vjeçarit, skuadra angleze nuk e dëshiron shitjen e tij.

Paul Pogba (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi tani është në presion edhe nga marka e njohur botërore e veshmbathjeve, Adidas, pasi nuk e duan largimin e tij nga Liga Premier. Kompania gjermane është e shqetësuar se niveli i tyre i marketingut në Angli mund të bie me largimin e mesfushorit , andaj i kanë kërkuar klubit anglez që mos ta shesë Pogban këtë verë.

Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi
Lexo po ashtu Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi

Fituesi i Kupës së Botës është lojtari me vlerën më të madhe në tregun e transferimeve te Manchester Unitedi,  derisa kartoni i tij vlen plot 140 milionë euro.

Opsioni i fundit i Djajve të Kuq që mos ta prishin marrëveshjen me Adidasin është që të gjejnë një emër të madh si zëvendësues i Pogbas, në mënyrë që të mund ta rriste edhe më shumë marketingun e tyre në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori