Në Përmet ku ishte për një miting për zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama zbuloi kërkesën që opozita i ka bërë Presidentit për një datë të re zgjedhjesh.
Sipas Ramës, propozimi është bërë për në muajin tetor, por ai është i vendosur që te dielën e ardhshme të shkohet në zgjedhje. Referuar paralajmërimit të opozitës së bashkuar se pritet që ’97 të përsëritet, Rama tha se këto janë skenarë për të mbjellë frikën.
“Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin, pavarësisht se këta thonë do bëhet ’97-ta e dytë, do bëhet qameti… Po pse ça ka ndodhur këtu? Ku është populli këtu që ka dalë në rrugë se ju morën paratë? Po këto janë skenarë veç për të mbjellë frikën, ju siguroj që nëse s’ka filxhan deri më 30 qershor dhe nëse katërshja, Liri, Monika Saliu dhe Luli ndalojnë pirjen e kafes turke deri më 30 qershor, asgjë s’ka për të ndodhur”, shtoi Rama.
Kryeministri tha ndër të tjera se pavarësisht protestave të opozitës, qeveria nuk rrëzohet.
“Protestat të vazhdojnë, mund të kthehen edhe vetë në molotov, por qeverinë nuk e rrëzojnë dot. Mund ta kishin djegur Parlamentin…por Parlamenti nuk janë muret”,- tha ai.
Më pas, ai shtoi se opozita nuk mund të kërcënojë popullin për të dalë në zgjedhje.
“Kërcënojnë fizikisht popullin e përbetohen se nuk do ta lejojnë popullin të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë e shohim për herë të parë në historinë e botës, ashtu sikurse për herë të parë pas vitit 1922 në Itali, rishfaqët fenomeni i djegies së mandateve. Në vend të ishin zëri i kritikës, ata i dogjën mandatet dhe thanë do bëhemi popull, u futën mes turmave dhe nxitën çakërdisjen mes atyre me budallenjve dhe të sinqertëve, i hodhën t’i binin me kokë murit të ligjit, këta që pranuan të bëhen mish për top mbeten në burg, ai që ishte në krye të tyre doli. Doli në gjykatë dhe tha s’kam lidhje me turmën, vajta t’i qetësoja”,- ironizoi më tej Rama ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahinë.
Të njëjtin gjuhë ka përdorur edhe për Presidentit, për të thënë se po tentohet të përmbyset i gjithë sistemi dhe zgjedhjet të mos bëhen.
A mund të bëhet burg për Ilir Metën? Për të mbrojtur dekretin antidekret, qesharak dhe skandaloz të Ilir Metës? Zgjedhjet nuk janë të mijat, janë tonat, janë të popullit. Nuk i caktova unë, as Meta, por Kushtetuta ia cakton atë detyrë. Këta duan të na kthejnë përmbys gjithë sistemin, duan të na bindin që nëse një pakicë nuk i do zgjedhjet ato nuk mund të bëhen”. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin