LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj komenton vendimin e Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë aktakuza

Haradinaj komenton vendimin e Veselit për largimin e zyrtarëve që kanë aktakuza

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për largimin e gjithë zyrtarëve të partisë që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë, nga pozitat partiake dhe institucionale.

Haradinaj në një konferencë për media tha se partnerët e koalicionit, janë të lirë të marrin vendime.

“Ne jemi Qeveri e koalicionit, partnerët marrin vendime për vete, dhe ne nuk ndikojmë në vendimet që ata i marrin, ata kanë arsye pse kanë vepruar ashtu”, tha Haradinaj, transmeton Telegrafi.


I pyetur nga gazetarët se a është ky vendim i Veselit një shenjë për zgjedhje të reja, ai tha se nuk ka informata, teksa shtoi se zgjedhjet janë në vitin 2021 dhe se është mirë që çdo parti të përgatitet, pasi që qytetarët i shohin se kush punon.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.

Ai ka thënë se PDK nuk do të kandidojë persona të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, në asnjë pozitë publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme
Kalo në kategori