Në gjithë botën sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil, por kjo kategori e punonjësve në Kosovë konsiderojnë se ende po vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga institucionet pasi kanë koeficientin më të ulët në Ligjin e Pagave i cili është miratuar muaj më parë në Kuvendin e Kosovës.
E me qëllim që të krijohen kushte të barabarta edhe për këtë sektor institucionet përgjegjëse po thonë se përmes akteve nënligjore të Ligjit të Pagave edhe këto pakënaqësi do marrin fund.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi për KosovaPress, tha se punonjësit civilë në Kosovë në Ligjin e Pagave u trajtuan në mënyrë jo të barabartë dhe jo humane, dhe kjo sipas tij ka ndodhur pasi ligjvënësit kanë përkrahur sektorë të caktuar për të fituar vota.
“Qeveria apo vet Kuvendi i Kosovës duke bërë një ndarje ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e shërbyesve civil duke i diskriminuar, duke i trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe jo humane , për faktin se parlamenti i vendit diti që të loboj, vet parlamentarët lobuan për sektorë të caktuar dhe aty sektorët i panë si numër të votave jo si sistem i drejtësisë por si numër i votave, votuan për ata që menduan me ua marr votat dhe i lanë shërbyesit civil, edhe ne jemi votues e jo kontrabandues. Parlamenti i Kosovës me aprovimin e ligjit të pagave ka bërë një diskriminim të rëndë me të cilin ligj shërbyesit civil lihen me koeficientin më të ulët në raport me të gjithë sektorët”, tha Zymberi.
Tutje ai tha se nëpunësit civilë në Kosovë nuk i njihet stazhi i punës gjatë viteve 1990-99,dhe ka shkelje dhe tek dhënia e benifiteve jubilare dhe marrjen e pagës me rastin e pensionimit.
Kryesindikalisti ka thënë se të drejtat më shumë u shkelen shërbyesve civilë lokal.
“Edhe përmes shpërblimeve jubilare ka dallime dikush merr tri paga me pensionim ne marrim vetëm një pagë, dikush merr me pensionim më tepër ne marrim vetëm pagën e fundit thjeshtë në të gjitha fushat jemi të shkelur. Ankesa të shumta kemi nga nivelet lokale sepse atje shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e punëtorëve për faktin se në komunat e vogla njihen mirë punëtorët dhe kërcënimet vijnë me pozicionin në punë, nëse nuk je i dëgjueshëm rrezikon vendin e punës”, tha ai.
Në anën tjetër, Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri duke i konsideruar si shtylla e shtetit të Kosovës tha se shërbyesit civilë në vendin tonë kanë avancuar shumë.
Tahiri për javën që vjen ka paralajmëruar një takim me përfaqësuesit e sindikatës së shërbyesve civilë, ku temë diskutimi do jenë pakënaqësitë e tyre për koeficientin e pagave, dhe kërkesat tjera të këtij komuniteti.
“Sa i përket përfaqësimit të shërbyesve civil ajo që unë dua të them se është se me pakon e ligjeve shërbimi civil i Kosovës tani më është në nivel të shteteve evropiane, katrahura apo mos disiplina që ka qenë në përcaktimin e pagave është rregulluar, nuk është rritur në masën që është kërkuar nga shërbimi civil dhe sindikatat, mirëpo ka një rritje relativisht të mirë në sistemin e pagave , por ajo që duhet të bëjmë do të duhej të duhet të punojmë ngushtë me sindikatat në mënyrë që disa nga çështjet që janë ngritur në letër nga sindikata të adresohen dhe të hyjnë në planë të veprimit. Këtë jemi duke e bërë, javën e ardhshme do të kemi një takim me përfaqësuesit e sindikatave të pavarura në mënyrë që këto çështje të trajtohen dhe të futen në një plan të veprimit”, tha Tahiri.
Lidhur me plotësimin e kërkesave të shërbyesve civilë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se janë në fazën e racionalizimit të agjencioneve dhe institucioneve me qëllim të shërbyesi civil të jenë me efektiv.
Yagcilar tha se synim i udhëheqjes aktuale është krijimi i barazive për të gjithë shërbyesit civil, dhe se pakënaqësitë që janë krijuar me Ligjin e Pagave sipas tij do të zgjidhen përmes akteve nënligjore.
“Kosova ka nevojë që edhe përmes Qeverisë edhe përmes shtetit të rregulloj të gjitha këto çështje, sepse të gjithë duhet të jemi të barabartë pa marr parasysh se ku jemi duke punuar në cilën fushë sepse funksionimi i shtetit bëhet sipas të gjitha fushave, dhe në këtë aspekt edhe shërbyesit civil duhet të përfitojnë të gjitha ato çështje të cilat janë parashikuar edhe për fushat tjera. Sa i përket pakënaqësive mund të deklaroj se me ligjin e pagave është përparuar statusi i shërbyesve civil, por këtu ka një kërkesë ndoshta ende nuk janë në nivelin me fushat tjera. Unë besoj që gjatë hartimit të akteve nënligjore edhe në të ardhmen gjatë zbatimit të ligjeve do t’i shënojnë të gjitha këto çështje, prapë do vazhdojmë në rrugën për një barabarësi sa më të madhe”, u shpreh ministri.
Kujtojmë që me qëllim të nivelizimit të pagave të tyre rreth 22 mijë shërbyes civil në gjithë administratën shtetërore të Kosovës gjatë këtij viti kanë mbajtur greva.
E për këtë kohë më parë Sindikata e Pavarur e Shërbyesve Civil të Kosovës i ka dërguar një letër edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ku i kanë paraqitur kërkesat e tyre qoftë për pagat, ashtu edhe për padrejtësisë tjera që ata konsiderojnë se po u bëhen. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj