LAJMI I FUNDIT:

Muskuli i tendosur nuk pushon kurrë

Muskuli i tendosur nuk pushon kurrë

Prandaj, relaksohuni! Ruajeni energjinë për punë më të rëndësishme. Sepse tendosja, kokëfortësia, rreptësia janë vetëm vese dhe asgjë tjetër

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Relaksimi është virtyt dhe veset e mundin virtytin, sepse janë më të forta ato.

Si do të relaksoheni?

Do të filloni me relaksimin e shpirtit apo të nervave? As me njërën, as me të tjetrën. Duke filluar me relaksimin e muskujve.

Çlodhuni, çlodhuni, çlodhuni, mos ngurroni. Çlodhuni! Përsëriteni këtë disa herë, ngadalë, një minutë të plotë.

Ndoshta ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë, gjatë asaj minute do të çlodheni.

Kështu ju mund t’i relaksoni muskujt: e nofullave, të fytyrës, të qafës, të shpatullave dhe të krejt trupit ballin, vetullat.

Syri, megjithatë, është më i rëndësishmi.

Nëse ju shkon për dore t’i qetësoni plotësisht muskujt e syve, ju do t’i zgjidhni njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet jetësore.

Pse është kështu?

Sepse sytë e shfrytëzojnë një të katërtën e energjisë së përgjithshme nervore, që e ka tërë organizmi i njeriut.

Kjo është njëkohësisht edhe arsyeja që shumë njerëz me shikim plotësisht normal, ankohen shpeshherë se u “janë lodhur” sytë dhe shpesh i fërkojnë ata.

Në qoftë se mendoni se nuk keni asnjë të afërm me të cilin do të bisedonit haptas dhe sinqerisht (kërkoni t’ju ndihmojnë të mos keqpërdoret kërkesa juaj), mendoni për njerëzit që i njihni: do të çuditeni kur të kuptoni se do t’ju ndihmojë një njeri për të cilin as që ju ka shkuar mendja se është kaq shpirtmirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori