LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri: PDK s’ka informacion për takimin në Berlin, qysh nesër presim informata nga Haradinaj (Video)

Abelard Tahiri: PDK s’ka informacion për takimin në Berlin, qysh nesër presim informata nga Haradinaj (Video)

Ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si parti nuk kanë qenë të informuar për një takim të zhvilluar në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë për takimin që ka zhvilluar Kryeministri në Bruksel nuk kanë qenë të informuar as partnerët tjerë të koalicionit.

“Besojmë se qysh nesër e tutje Kryeministri dhe zyrtarët e tjerë që kanë qenë pjesë e këtij takimi do të bëjnë të ditura temat që janë diskutuar në këtë takim”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Zyrtari i PDK-së ka thënë se tashmë është e ditur se Kosova ka një delegacion të mandatuar dhe një rezolutë të re për të zhvilluar takime me palën serbe.

“Ka njerëz të mandatuar për dialog dhe ne do të shohim se cili ka qenë pozicioni i tyre. Ne kemi parë që njerëzit që janë të mandatuar ta udhëheqin dialogun nuk kanë qenë pjesë e këtij takimi dhe besojmë se do të marrim informata shtesë se cili ka qenë qëllimi i këtij takimi që tashmë është konfirmuar edhe nga vet Zyra e Kryeministrit që është mbajtur në Berlin dhe presim informata shtesë nga Zyra e Kryeministrit dhe Kryeministri”, tha ai.

Ministri i Drejtësisë ka thënë ndër të tjera se qëndrimi i PDK-së është se taksa nuk mund ta rrëzoj Qeverinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori