LAJMI I FUNDIT:

Promoteri i Joshuas, Hearn konfirmon rimeçin me Ruiz Jr – zbulon edhe datat dhe vendet e mundshme

Promoteri i Joshuas, Hearn konfirmon rimeçin me Ruiz Jr – zbulon edhe datat dhe vendet e mundshme
Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua do të finalizojë rimeçin me Andy Ruiz Jr javën e ardhshme, ndërsa Madison Square Garden i New Yorkut dhe një numër vendesh britanike janë në shqyrtim për t’u zhvilluar kjo përballje ka thënë promoteri Eddie Hearn.

Sportisti britanik humbi titujt e tij në peshën e rëndë pas një humbje befasuese nga boksieri meksikan në New York më parë këtë muaj.


Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ka aktivizuar një klauzolë për të zbatuar një revansh të menjëhershëm, i cili do të mbahet në nëntor ose dhjetor.

Promoteri i Ruizit e paralajmëron Joshuan për rimeçin
Lexo po ashtu Promoteri i Ruizit e paralajmëron Joshuan për rimeçin

Sipas tij, preferenca e tyre ishte që edhe njëherë të ‘përballën’ në Madison Square Garden, sepse Joshua dëshiron të “rishkruajë historinë”.

Ruiz duke e nokautuar Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Puna gjatë javës së ardhshme është vetëm për të finalizuar detajet tani se ku dhe kur do të ndodhë revanshi”, ka thënë fillimisht Hearn për Sky Sports News.

“Nuk mund t’ju them shumë, për shkak se unë nuk di tjetër përveç se, midis 16 nëntorit dhe 14 dhjetorit do të jetë data e duelit'”.

Joshua dëshiron ta rikthejë lavdinë e dikurshme në boks (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kemi pasur oferta nga pesë vende të ndryshme për të zhvilluar meçin. Për mua, është një vendim i drejtë midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës”.

Renditja e re e peshave të rënda në boks - Fury mbretëron si i pari, Joshua i katërti
Lexo po ashtu Renditja e re e peshave të rënda në boks - Fury mbretëron si i pari, Joshua i katërti

“Në Britani të Madhe, po flasim me Cardiffin, Wembleyn, stadiumin e Tottenhamit dhe në Amerikë, kemi pasur disa vende, por preferenca jonë është Madison Square Garden”.

“Një njeri i ndjeshëm do të thoshte ta bëjmë në Britani të Madhe, por Anthony ndjehet sikur do të ishte e veçantë për të rishkruar historinë dhe për të fituar fitore në Madison Square Garden”, përfundoi promoteri i Joshuas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori