LAJMI I FUNDIT:

Llapi prezanton katër talentë

Llapi prezanton katër talentë

Katër futbollistë të rinj janë bashkuar sot me KF Llapin, ka bërë të ditur klubi llapjan përmes një postimi në Facebook.

“Llapi gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe katër talentë që do i bashkohen projektit dhe filozofisë së KF Llapit ku nga Llapi do iu hapen rrugët drejt klubeve të Evropës. Kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina pas prezantimit të tyre ka theksuar se ka besim dhe përkrahje të plotë të talentëve në të gjithë Kosovën”, thuhet në postimin e klubit.


Futbollistët që janë bashkuar me Llapin janë këta:

Ron Emini, 17 vjeç, i lindur më 03.04.2002 – është portier i cili i bashkohet Llapit nga Elite Football Academy. Ron Emini ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Bekim Maliqi, 17 vjeç, i lindur më 26.07.2001- është sulmues krahu i cili ka luajtur për 2 Korrikun dhe së fundmi në kategorinë e seniorëve, tek Minatori. Sulmuesi llapjan, Bekim Maliqi për 5 vitet e ardhshme do jetë pjesë e Llapit.

Arizon Rexhepi, 19 vjeç, i lindur më 25.01.2000 – është mbrojtës krahu dhe tek Llapi vie nga skuadra e KEK-ut, kurse karrierën e ka nisur tek SHF Kurda. Arizon Rexhepi ka nënshkruar kontratën e tij për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e Llapit.

Blerand Qitaku, 18 vjeç, i lindur më 13.12.2000 – është sulmues dhe klubi i tij i fundit është Gjilani. Blerand Qitaku ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori