LAJMI I FUNDIT:

Emerson flet për interesimin e Juventusit: Jam i lumtur te Chelsea

Emerson flet për interesimin e Juventusit: Jam i lumtur te Chelsea

Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri, ka thënë se ndoshta do të ishte më mirë për Maurizio Sarrin që të qëndronte te Chelsea, por mbrojtësi nuk lidhet me një kalim te Juventusi.

Trajneri italian e fitoi Ligën e Evropës dhe e kualifikoi skuadrën londineze në Ligën e Kampionëve, mirëpo u largua nga Stamford Bridge pas vetëm një sezoni.


“Kishim një sezon fantastik”, ka thënë mbrojtësi i majtë në një intervistë për ESPN në Brazil.

Emerson Palmieri (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Për të (Sarrin) ishte sezoni i parë në Angli, në Ligën Premier, por ne përfunduam në vendin e tretë, fituam Ligën e Evropës dhe kemi shkuar deri në finale të Carabao Cup”.

“Ndoshta do të ishte më i mirë për të që të qëndronte në Angli. Pas një sezoni pozitiv, i dyti do të ishte edhe më pozitiv për të, por aty janë gjëra personale”.

Chelsea refuzon ofertën e parë të Juventusit për Emersonin
Lexo po ashtu Chelsea refuzon ofertën e parë të Juventusit për Emersonin

“Unë te Juventusi? Jo, jam i lumtur këtu, nuk ka marrë asnjë telefonatë dhe jam i fokusuar te Chelsea”, ka shtuar më tej 24-vjeçari.

Përveç Palmierit, edhe Jorginho është duke u lidhur me një kalim te Zonja e Vjetër, duke ditur se ishte pikërisht Sarri që e mori verën e kaluar atë nga Napoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori