LAJMI I FUNDIT:

Ministri Tahiri autorizoi operacionin ‘Call Center’

Ministri Tahiri autorizoi operacionin ‘Call Center’

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nën kompetencat e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, ka autorizuar një operacion të përbashkët mes organeve vendore dhe atyre gjermane kundër krimit të organizuar.

Sipas njoftimit për media, thuhet se bazuar në Marrëveshjen Dypalëshe në fuqi, autoritetet vendore në bashkëpunim me ato gjermane, realizuan një nga operacionet më të suksesshme, që rezultoi me mbledhjen e dëshmive materiale, si dhe ngrirjen e pasurisë për disa të dyshuar, lidhur me veprën penale “Pastrimi i parave”.


Dyshime për pastrim parash, Policia e Kosovës dhe e Gjermanisë kryejnë bastisje të përbashkët në disa “Call Center” në Kosovë
Lexo po ashtu Dyshime për pastrim parash, Policia e Kosovës dhe e Gjermanisë kryejnë bastisje të përbashkët në disa “Call Center” në Kosovë

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri

Nën kompetencat që më lejon ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale, kam autorizuar një operacion të përbashkët në mes të organeve vendore dhe atyre gjermane në luftë kundër krimit të organizuar, i cili është zhvilluar në disa lokacione të Republikës së Kosovës.

Profili i Republikës tonë çdo ditë e më shumë është duke u fuqizuar në partneritet bilateral dhe multilateral kundër krimit, në rang me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, vetëm me Gjermaninë kemi realizuar 33 ekstradime. Operacioni i djeshëm tregon thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe konfirmon edhe njëherë kredibilitetin e institucioneve tona karshi partnerëve tanë ndërkombëtar.

Si ministër i Drejtësisë, jam përpjekur dhe do të përpiqem vazhdimisht që emri i Republikës së Kosovës të mos jetë referencë e krimit të organizuar dhe që shteti ynë të mos jetë vendstrehim, as vend transit dhe as vend i origjinës së kriminalitetit.

Do të vazhdojmë tutje me përkushtim që kjo qasje e jona kundër krimit të organizuar të marrë dimension të plotfuqishëm në të gjitha nivelet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori