LAJMI I FUNDIT:

FFK e dënon Agim Canën, por edhe disa zyrtarë të Vëllaznimit

FFK e dënon Agim Canën, por edhe disa zyrtarë të Vëllaznimit

Agim Cana kishte hedhur akuza të rënda në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjyqtarëve të futbollit.

Presidenti i klubit gjakovar kishte reaguar ashpër pas eliminimit në barazh të Vëllaznimit kundër Trepça ’89.

Por, sot Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar të parin e klubit kuqezi me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në kohëzgjatje për gjashtë muaj.


Agim Cana shpërthen me akuza pas ndeshjes: Nuk mundemi kundër MAFIA-s, ky është futbolli në Kosovë, jam krenar me ju djema
Lexo po ashtu Agim Cana shpërthen me akuza pas ndeshjes: Nuk mundemi kundër MAFIA-s, ky është futbolli në Kosovë, jam krenar me ju djema

Gjithashtu edhe sekretari i klubit , Blerim Vula, u dënua me tre muaj pezullimi ndërsa të njëjtën gjë e ka pësuar edhe drejtori i ekipit, Ahmet Morina.

Më poshtë e keni vendimin e komisionit:

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala, anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.06.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për kundërvajtësit nga ndeshjet përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË të zhvilluara me datë 31.05 dhe 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ,dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

VENDIME

AHMET MORINA; drejtor i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 00794M70 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina – hapësira teknike (manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve dhe krerëve të FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë; 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

BLERIM VULA; sekretar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, ofendon dhe fyen gjyqtaret e takimit dhe krerët e FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raporti i delegatit dhe zyrtarëve tjerë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “VËLLAZNIMI“
nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit ( minutat; 16,63 – fyerje dhe ofendime drejtuar lojtarëve dhe ekipit kundërshtar , minuta 66 pati shfaqje të farkimeve në fushë kurse nga pjesa perëndimore hedhje të 3 shisheve pvc në fushë) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 , KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). /Telegrafi/