LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Xhang: Do të rritet bashkëpunimi ekonomik mes Kinës dhe Maqedonisë

Xhaferi-Xhang: Do të rritet bashkëpunimi ekonomik mes Kinës dhe Maqedonisë

Në takimin me nënkryetarin e Komitetit Nacional të Konferencës Konsultative Politike Popullore, Xhang Qingli, kryetari i Kuvendit Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i cili e paraprin delegacionin e Kuvendit në vizitë oficiale të Republikës Popullore të Kinës theksoi se vizita e vitit të kaluar e Xhang në Maqedoni dhe kjo vizitë kthyese e tregojnë interesin e përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit.

Kryetari Xhaferi theksoi se vizitat e këtilla në nivel të lartë dhe marrëdhëniet e mira politike, sjellin me vete edhe përfitim të madh për qytetarët dhe ky është zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik.

Ai, gjatë bisedave e vuri theksin mbi shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe theksoi se, përskaj pjesëmarrjes së kompanive kineze në ndërtimin e dy magjistraleve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrjen e mundshme në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, investitorët kinezë mund të gjejnë interesin e vet edhe në zonat e lira ekonomike dhe në investimin në energjinë ripërtëritëse.


Si konfirmim të përcaktimit të këtillë, Kryetari Xhaferi e sugjeroi pjesëmarrjen aktive të Republikë së Maqedonisë së Veriut në procesin e bashkëpunimit 17+1 të Republikës Popullore të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Nënkryetari Xhang nënvizoi se, përforcimi i marrëdhënieve parlamentare i jep kontribut të rëndësishëm marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërsa propozimet për bashkëpunim ekonomik më intensiv i vlerësoi si të dobishme për të dyja vendet.

Ai theksoi se Republika Popullore e Kinës sheh në Republikën e Maqedonisë së Veriut mik dhe partner dhe shprehu gatishmëri për thellimin e marrëdhënieve ekonomike. Më tutje ai informoi për rezultatet mahnitëse të ekonomisë kineze në dekadën e fundit dhe përpjekjet që vazhdimisht bëhen për tejkalimin e zhvillimit jo të barabartë në vend dhe çrrënjosjen e varfërisë.

Përskaj përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e mirëqenies në shtet, Xhang tregoi se Republika Popullore e Kinës angazhohet edhe për mirëqenie më të mirë në botë dhe për këtë qëllim e zhvillon Nismën brezi dhe rruga./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori