LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në vendin e 84 në listën e vendeve me më së shumti lumturi

Maqedonia në vendin e 84 në listën e vendeve me më së shumti lumturi

Në listën e vendeve më të lumtura, Maqedonia u gjet në vendin e 84, ndërsa në vendin e parë përsëri u gjet Finlanda, ndërsa në rajon më mirë e vlerësuar është Sllovenia.

Rezultatet e hulumtimit të nivelit të lumturisë në botë u publikuan në faqen e ‘World Happines Report’, ndërsa pas Finlandës janë Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra dhe Suedia, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është në vendin e 44, Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në vendin e 73, Kroacia në vendin e 75-të, Bosnja dhe Hercegovina e 78-ta, Maqedonia e Veriut në vendin e 84.


Hungaria gjendet në vendin e 62, Greqia në vendin 82, Shqipëria në vendin e 107-të. Në mesin e vendeve ku ka më së shumti lumturi, sipas këtij hulumtimi përveç vendeve që kryesojnë janë Zelanda e re (8), Kanada (9), Austria (10), Australia (11) Luksemburgu (14), Britania e Madhe, Gjermani dhe Franca gjenden në vendin e 15, 17 dhe 24. Rusia mban vendin e 68-të ndërsa ShBA-të në vendin e 19-të.

Vlerësim negativ kanë marrë vendet Sudani Jugor, Afganistani, Tanzania, Ruanda dhe Jemeni.

:ista e vendeve me më së shumti lumturi bëhet në bazë të asaj se sa qytetarë të një vendi janë të kënaqur./Telegrafi/