Me ftesë të ministrit të shtetit për Tranzicion Ekologjik dhe Solidaritet, Francois de Rugy dhe ministres për Transport, Elizabeth Borne, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, po qëndron në Paris të Francës, me rastin e Panairit Aeronautik 2019.
Edicioni i këtij viti, i 59-ti me radhë, organizohet nën patronatin e presidentit francez, Emanuel Macron.
Këtë ngjarje, më e madhja e këtij lloji në botë, Lekaj e shfrytëzoi për lobim drejt anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të aviacionit civil. Me homologët e tij francez, Lekaj bisedoi edhe për mundësitë e bashkëpunimit Francë – Kosovë, në infrastrukturë.
“Air Show Paris” është event që mbledh kompanitë më të mëdha prodhuese të aviacionit. Ministri Lekaj e ftoi për vizitë në Republikën e Kosovës, Ministrin de Rugy, i cili që para 20 viteve e kishte përkrahur Kosovën dhe të drejtën e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251