LAJMI I FUNDIT:

LDK e Matit fajëson Arban Abrashin për përleshjen e sotme

LDK e Matit fajëson Arban Abrashin për përleshjen e sotme

Sot, gjatë ditës, në mbledhjen e kuvendit zgjedhor në nëndegës së Matiqanit e njohur si dega e presidentit Ibrahim Rugova, janë përleshur ashpër ndërmjet vete.

Përleshja ka shkuar aq larg, sa janë gjuajtur edhe me karrige.

Lidhur me këtë, policia ka arrestuar disa persona.


Ndërkaq, bazuar në zhvillimet e sotme nëndega e Matiqanit përmes një komunikate ka njoftuar se përgatitjet për kuvendin e kësaj dege ishin bërë me kohë dhe sipas rregulloreve në fuqi.

Kjo nëndegë fajëson Arban Abrashin si fajtor për incidentin e krijuar.

Njoftimi i plotë

Bazuar në zhvillimet e sotme te datës 16.06.2019 në Nëndegen e Matiqanit ju njoftojmë se përgaditjet për kuvendin e nëndegës së Matiqanit ishin bërë me kohë dhe sipas rregulloreve në fuqi.

Pasi ishin njoftuar me kohë organet kompetente për siguri, me prezencën e Komisionit për Monitorim dhe Mbarëvajtje të zgjedhjeve të angazhuar nga Dega e 3-te si dhe kryesisë së Degës së 3-te dhe dy anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-se ka filluar tubimi zgjedhor në Shkollën Fillore ‘’Mitrush Kuteli’’ në Matiqan.

Shpërthen dhuna edhe në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (Video)
Lexo po ashtu Shpërthen dhuna edhe në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (Video)

Delegatet kishin zënë vendet e tyre si dhe mysafiret poashtu, dhe gjithçka po shkonte sipas procedurave të parapara me rregullore, kryesuesi kishte hapur tubimin zgjedhore dhe kishte propozuar Kryesin e punës prej katër anëtarëve dhe pas zgjedhjes së komisionit verifikues ishte hedhur në votim propozimet.

Në momentin kur po votohej për propozimet, u pa hapur se delegatet po votonin me shumicë për propozimin e kryesuesit, dhe aty po shihej qartë se nga 340 delegatë në tubim zgjedhor, 230 votuan për propozimet e Kryetarit Sherif Vrajolli. Pasi që grupi tjetër nuk i kishte numrat, për ta prishur rrjedhën e këtij kuvendi reaguan në forma të ndryshme duke sulmuar edhe fizikisht kryesin e punës si dhe Kryetarin e Nëndegës MATI Sherif Vrajollin.

Pasi kishte parë humbjen, Arban Abrashi është dëgjuar nga të pranishmit , në dalje e sipër duke thënë: prishne kuvendin.

Pas kësaj ka filluar rremuja ka intervenuar Policia e Kosovës dhe kompania e sigurimit fizik e angazhuar nga Nëndega. Pas sulmit në kryesi të punës janë lënduar kryesuesi kuvendit, anëtarët e kryesisë së punës dhe shumë të tjerë.

Pasi ishte qetësuar gjendja dhe ishin krijuar kushtet për pune, delegatet e ketij kuvendi kishin vazhduar punën sipas rendit të ditës dhe kanë zgjedhur strukturat e nëndegës me votë unanime.

Kryetar i nëndeges u zgjodh Sherif Vrajolli, nënkryetar Kreshnik Hoxha, kryesia e nëndegës prej 17 anëtarëve si dhe 11 delegatet për kuvendin e degës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

​Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Lajme
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori