Të gjithë e dëshirojmë verën sepse është e nxehtë. Megjithatë, ajo ka edhe anët e saj negative
Dielli dhe temperaturat e larta gjatë ditës rrezikojnë veçanërisht shëndetin e të moshuarve dhe të njerëzve që mund të preken më lehtë nga sëmundjet, transmeton Telegrafi.
Sportistët ambiciozë, amatorë, madje edhe ata profesionistë janë të pambrojtur ndaj dëmtimeve të nxehtësisë. Këtu hyjnë çrregullime të përshtatjes së temperaturës (goditja nga dielli dhe nga nxehtësia), mungesë lëngjesh dhe elektrolitesh si rezultat i djersitjes së madhe (ngërçe nxehtësie nga nxehtësia) si dhe çrregullime funksionimi të kushtëzuara nga enët e gjakut në të cilat shfaqet një rënie kritike e presionit të gjakut (kolaps nxehtësie).
Më shpejt lodhen të paushtruarit
Rreziku i dëmtimeve nga nxehtësia në jetën e përditshme është kryesisht për sportistët e mbimotivuar dhe të paushtruar më parë “të cilët me ambicien e tyre personale duan të shkojnë gjithmonë deri në kufi“. Veçanërisht delikatë janë të moshuarit pasi ata kanë një ndjenjë etjeje më të dobët sesa të rinjtë dhe rregullimi i temperaturës tek ata funksionon më me vështirësi. Në këtë mënyrë qarkullimi i gjakut në kushtet ekstreme të bën të ndihesh më i dobët. Po ashtu shumë të rrezikuar janë njerëz me probleme të qarkullimit të gjakut në zemër, si psh: me hipertension dhe të sistemit nervor qendror, si psh: epilepsi.
Edhe disa medikamente mund të rrisin rrezikun për sëmundje të nxehtësisë. Këtu hyjnë për shembull ilaçet diuretike, antihistaminikët dhe antidepresivët, të cilat ndikojnë djersitjen në kushte të caktuara. Faktorë të tjerë rreziku janë mbipesha, mbimotivimi ( tek sportistët) dhe veshja e gabuar.
Të parandalosh dëmtimet e nxehtësisë
Në rast temperaturash të larta këshillohet të shmangen aktivitetet e lodhshme. Kopshtaria apo aktivitetet sportive duhet të planifikohen për në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje. E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje. Veçanërisht për të moshuarit vlen: pini edhe atëherë kur nuk ndjeni etje. Këshillohet gjithashtu, një ushqim që tretet lehtë dhe me përmbajtje uji si: fruta dhe perime të freskëta. Një veshje e lirshme dhe një kapele e lehtë që lejon ajrosjen pengojnë bllokimin e nxehtësisë.
Në temperatura të larta, sportistët duhet të bëjnë pushime të shpeshta për tu freskuar dhe të pakësojnë kohëzgjatjen dhe intensitetin e stërvitjes, si për shembull vetëm një gjysmë ore ecje të lirë apo vrap i ngadaltë në vend të një ore. Veshje funksionale dhe një kapele që lejon ajrosjen garantojnë një ndjenjë të këndshme lëkure.
Çrregullimet nga mungesa e lëngjeve eliminohen duke pirë lëngje në mënyrë të vazhdueshme në sasira të vogla para dhe gjatë stërvitjes- çdo dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta. Ideal është uji mineral pa dyoksid karboni dhe lëngje me elektrolite. Pas stërvitjes shkoni menjëherë në hije dhe mundësisht sa më shpejt bëni një dush me ujë të vakët apo të ftohtë.
Çfarë duhet bërë në rast urgjence?
Në rastin e një goditje nga nxehtësia llogaritet çdo minutë: është i nevojshëm një freskim urgjent. I prekuri duhet sjellë menjëherë në hije, apo në një dhomë të freskët, rrobat duhen hapur dhe duhen vënë kompresa të ftohta dhe të njoma mbi kokë.
Njoftoni mjekun apo urgjencën në çdo rast, pasi pacienti duhet shtruar sa më shpejt në spital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale