LAJMI I FUNDIT:

Kapen 10 emigrantë ilegal në Maqedoni

Kapen 10 emigrantë ilegal në Maqedoni

Policia mbrëmë ka kapur dhjetë emigrantë nga Pakistani në një veturë të markës “BMW X5” me targa të Shkupit në rrugën Gjevgjeli-Shkup.

Siç deklarojnë nga MPB, mbrëmë rreth orë 3:50 në rrugën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të “Prdejci”, policia ka vërejtur një veturë “BMW X5” me targa të Shkupit, i cili nuk iu ka ndaluar policisë. Policia pastaj e ka ndjekur të njëjtin dhe e kanë ndaluar, me çka brenda veturës janë zbuluar dhjetë emigrantë nga Pakistani.

Emigrantët janë dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.


Janë marrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/