E rritur dhe shkolluar në Prishtinë, sopranoja Marigona Qerkezi arriti të bëhet kosovarja e parë që ngjiti shkallët e Teatrit Nacional të Tokios.
Nga opera “Don Xhovani” e Mozartit, nën rolin kryesor Donna Annas, ajo ka shfaqur zërin e saj të fuqishëm para mysafirëve profesionistë të Japonisë.
“Aty patëm pesë shfaqje, të cilat i kam kaluar me shumë sukses. Kisha kënaqësinë të ndaj skenën me kolegë dhe dirigjentë, në regjinë e profesionistëve të shquar të botës operistike, dhe ishte debutimi im në atë teatër dhe debutim i rolit. Kështu që ishte ngjarje shumë e rëndësishme për mua dhe jam shumë e lumtur që shkoi gjithçka mirë”, rrëfen sopranoja.
Qerkezi është shembull i asaj se arti arrin përtej diskutimeve të përditshme dhe paragjykimeve shoqërore. Ajo mori vëmendje të madhe në skenat teatrore të Moskës në Rusi e Barcelonës në Spanjë, pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të këtyre dy shteteve me Kosovën.
“Vërtetë është fakt surprizues, qoftë publik, qoftë të pranishëm kur dëgjojnë se nga vij. Dhe, në shumicën e teatrove, për të mos thënë të gjitha, jam e para nga Kosova që performoj në ato skena”, thotë Marigona Qerkezi
Debutimi që thotë se i solli fat në jetë është sërish nga një vepër e Mozartit, opera me titullin “Flauta Magjike”. Me rolin e “Mbretëreshës së Natës”, përveç solo këndimit ajo tregoj aftësitë e saj edhe në flaut. /TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak