LAJMI I FUNDIT:

Rama: Këto zgjedhje nuk janë më të mirat, sepse nuk kemi kundërshtarë

Rama: Këto zgjedhje nuk janë më të mirat, sepse nuk kemi kundërshtarë

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së tij në Maliq tha se zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk do të jenë më të mira për shkak të mungesës së kundërshtarëve, por me do të “goditen” kundërshtarët e reformës në drejtësi.

Sipas Ramës, në zgjedhjet e qershorit nuk do të vendoset se do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme.

“Në këto zgjedhje punët u ngatërruan pak. Këto janë zgjedhje vendore, por për shkak të kundërshtarëve tanë janë kthyer edhe në zgjedhje politike dhe atdhetare sepse më 30 qershor nuk do të vendoset thjesht se kush do të drejtojë bashkitë por se cila do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhme. A do të jetë Shqipëria e 30 viteve të ardhshme ajo e 30 viteve të shkuara ku politikanët kanë bërë çfarë kanë dashur me Kushtetutën dhe ligjin”, tha Rama.


Më pas shefi i qeverisë ka vazhduar kritika ndaj opozitës duke thënë se dy vite më parë ata braktisën Parlamentin për të bllokuar vettingun, por nuk mundën dot. Tani sipas Ramës, opozita po tenton të pengojë Shqipërinë.

“Dy vite më parë, ikën nga Parlamenti dhe thanë se nuk do të pranonin të hynin në zgjedhje pa ikur unë nga zyra, por ndërkohë, qëllimi ishte të merrnin peng Vettingun. Sot kanë ikur nga Parlamenti për të penguar Shqipërinë, sepse vettingun nuk e bllokuan dot, i cili vazhdon dita ditës duke pastruar pallatin e drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë që me lidhje me politikanët kanë mbajtur peng drejtësinë. Çështja është që një sistem i pastruar drejtësie të jetë një sistem ku nuk ka më të paprekshëm dhe këtë mund ta arrijë duke çelur negociatat. Arsyeja pse ata janë në rrugë është se ata në qoftë se çelen negociatat dhe bisedimet e drejtësisë. Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha janë vendosmërisht në kundërshtim me interesin e këtij vendi dhe se duan të marrin peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë. Duan të krijojnë idenë se në këtë vend nuk mund të bëhen zgjedhje. Duan të krijojnë idenë në Evropë se Shqipëria është një vend kriminelësh dhe mafiozësh dhe se nuk mund të ulen kurrë në negociata. Këtë duan që kurse kanë ikur nga Parlamenti, kanë marrë molotovët dhe duan të djegin zgjedhjet”, tha Rama. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori