LAJMI I FUNDIT:

Kurti bën homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës

Kurti bën homazhe në përvjetorin e çlirimit të Malishevës

Lëvizja Vetëvendosje në përvjetorin e çlirimit të Malishevës, ka bërë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova.

Në këto homazhe morën pjesë kryetari Albin Kurti, kryetari i qendrës në Malishevë Adem Berisha dhe veprimtari politik i çështjes kombëtare Gani Krasniqi.

“16 Qershori është dita e çlirimit dhe dita e dëshmorëve në Komunën e Malishevës. Malisheva në luftën e fundit i ka dhënë kombit 72 dëshmorë dhe qindra martirë të vrarë e të masakruar. Malisheva po ashtu nga marsi ‘98 deri në korrik ‘98 ishte shpallur edhe zonë e lirë. Përgjatë asaj kohe në këtë zonë janë strehuar qindra e mijëra civil, kanë qenë të vendosura institucionet drejtuese të luftës siç ishin Shtabi i Përgjithshëm dhe Radio Kosova e Lirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.


Mes tjerash, në këtë njoftim thuhet se pas luftës në Kosovë, qindra djem e vajza nga Malisheva i janë bashkuar organizimit të luftës së UÇPMB-se dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë, ku kanë rënë dëshmorë edhe tre djem nga Malisheva.

Albin Kurti së bashku me përfaqësues të kësaj komune në këtë përvjetor  bënë homazhe te shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë dhe te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleqkë ku është i varrosur Ismet Jashari Kumanova./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme

"Nëse ke diçka, qite", Çitaku fton Kusari-Lilën që t’i publikojë dëshmitë nëse dikush ka shkuar në vilën e Radoiçiqit

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qendra Protokollare e “drogës” në Gërmi

Qendra Protokollare e “drogës” në Gërmi

Lajme
Kalo në kategori