LAJMI I FUNDIT:

SHBA në kërkim të përkrahjes ndërkombëtare pas rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA në kërkim të përkrahjes ndërkombëtare pas rritjes së tensioneve me Iranin

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes në SHBA, Patrick Shanahan, tha se Uashingtoni është fokusuar për të ndërtuar mbështetje ndërkombëtare dhe për të bërë një planveprim nëse situata vazhdon të përkeqësohet, pas sulmeve në cisternat e naftës në Gjirin e Omanit për të cilat SHBA e fajëson Iranin.

“Ne duhet të bëjmë plane emergjente nëse situata do të përkeqësohet. Po ashtu na duhet të zgjerojmë mbështetjen ndërkombëtare për këtë situatë”, tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump e kishte akuzuar Iranin për sulmet e 13 qershorit ndaj dy cisternave të naftës.


Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Qeveria amerikane ka vlerësuar se “Irani është përgjegjës” për sulmet në dy cisterna – njëra norvegjeze, tjetra japoneze.

Ushtria amerikane po ashtu publikoi një video, që tregon, siç thuhet, një ekip nga patrulla e Gardës Revolucionare të Iranit duke hequr një, siç thuhet, minë të pashpërthyer nga njëra anije, pas sulmit.

Zyrtarët i thanë CNN-it se Pentagoni beson se kjo ka qenë një përpjekje e forcave iraniane për të fshehur provat e përfshirjes së tyre.

Irani e mohoi çdo lidhje me sulmet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, i cilësoi akuzat e Uashingtonit si “alarmante” dhe tha se “akuzimi i Iranit për një incident të tillë të dyshimtë është mënyra më e thjeshtë dhe më e përshtatshme për Pompeon dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së”.

Askush nga ekuipazhi i dy anijeve nuk u plagos.

Gjiri i Omanit ndodhet pranë Ngushticës së Hormuzit, që është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Kina, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të gjitha anët.

Edhe Arabia Saudite ka akuzuar Iranin për sulmet. Në anën tjetër, Aboul Gheit, udhëheqës i Ligës Arabe, ka bërë thirrje ndaj Iranit për kujdes.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e akuzuan Iranin për sulme kundër katër cisternave të naftës pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Irani i mohoi akuzat.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori