Rita Ora ka folur për vizitën e saj emocionale dhe ‘të veçantë’ në Kosovën e saj amtare , si pjesë e punës së saj si ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.
Këngëtarja 28 vjeçare, e cila u largua nga vendi si fëmijë kur familja e saj u detyrua të largohej nga konflikti serbo-shqiptar, tha se udhëtoi për në vendlindjen e saj për të takuar të rinjtë që kishin nevojë për ndihmë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Rita tha: “Takimi i fëmijëve dhe familjeve në vendin ku kam lindur ishte kaq i veçantë dhe duke parë punën që UNICEF bën për t’i mbështetur ata, më ka bërë më të vendosur se kurrë për të shfrytëzuar pozicionin tim për të mbështetur dhe për të bërë fushatë”.
“Familja ime u largua nga Kosova për shkak të konflikteve në kërkim të sigurisë dhe mundësive më të mira për të ardhmen. Sot është e mahnitshme të shohësh se Kosova është në paqe dhe fëmijët kanë qasje shumë më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe arsim cilësor”, ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.
Udhëtimi emocional i saj me familjet do të dokumentohet në një film që do të transmetohet në “Soccer Aid” për UNICEF në ITV këtë të diel.
Dokumentari do të tregojë se si fushata e bamirësisë ka përmirësuar shëndetin dhe edukimin e fëmijëve.
Rita kaloi kohë duke takuar të rinjtë dhe familjet e tyre, duke përfshirë një adoleshente, babai i së cilës vdiq kur ishte fëmijë, përpara se nëna e saj të diagnostikohej me kancer.
Rita tha: “Kam pasur nderin të vizitoj 19-vjeçaren Antigona që jeton në një zonë rurale jashtë kryeqytetit, Prishtinë”.
Babai i saj vdiq kur ishte shumë e re dhe pastaj nëna e saj u diagnostifikua me kancer, kështu që ajo duhej të braktiste shkollën për t’u kujdesur për vëllezërit e motrat e saj.
“Antigona u martua në moshën 16 vjeçare dhe tani ka dy vajza, të cilat ajo dëshiron t’u japë mundësitë që ajo kurrë nuk i kishte”, thotë Rita Ora.
Ylli me prejardhje shqiptare , e cila është ambasadore bamirëse, do të performojë gjysmë ore gjatë eventit në “Soccer Aid for Unicef”, duke zbuluar se udhëtimi në vendin e saj të lindjes ishte ‘i pabesueshëm’.
Ajo tha: “E kam parë të gjithë punën e UNICEF dhe njerëz si Infermierja Kefsere kanë bërë në Kosovë, vendin nga ku unë vi, dhe kjo do të thotë kaq shumë për mua. Të jesh atje dhe të shohësh të gjitha gjërat e bëra është vërtet e pabesueshme”.
Rita, e cila ka qenë një ambasadore e UNICEF-it që nga viti 2013, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Phoenix”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit