Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur sot gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drastike e niveli i ujit në pendën e Përlepnicës.
“Sot kam shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm, e cila nënkupton një Task Forcë mes Komunës, Hidromoravës dhe Policisë Kosovës në zbatimin e këtyre detyrave. Ka rënie drastike të ujit në pendën e Përlepnicës si pasojë e mungesës së reshjeve dhe temperaturave të nxehta”, ka thënë Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme për mediat.
Ai tha se ekipet e përbashkëta do të marrin veprime konkrete dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim dhe se gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda deri në 300 euro.
“Jemi në koordinim edhe me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Departamentin e Ujërave për ta përballuar sezonin e thatësisë. Apeli im është që kjo gjendje emergjente të respektohet. Nuk lejohet asnjë lloj ujitje me ujë të pijshëm për kopshtet, rrugët, arat bujqësore, autolarjet e të ngjashme. Lutemi që të mos shkojmë në situatë të jashtëzakonshme me masa edhe më ekstreme dhe të arrijmë të përballojmë thatësinë”, tha Haziri.
Drejtori i Kompanisë Regjionale të Ujërave, Muhamet Suliqi ka njoftuar se niveli i ujit nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra.
“Kemi ardhur në pikën kritike të furnizimit me ujë, pasi niveli nga 30.3 metra, ka rënë në 16 .7 metra. Duhet ta dini se nën 7 metra nuk kemi të drejtë të furnizohemi me ujë për shkak të papastërtive. Jemi mobilizuar dhe kemi filluar me reduktime natën prej orës 23:00 deri në ora 4;00 të mëngjesit. Kërkoj nga konsumatorët që ta përdorin ujin vetëm për nevoja sanitare”, ka deklaruar Suliqi.
Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Alban Ramushi, ka konfirmuar se policia do të jetë në mbështetje të inspektorëve në mënyrë të vazhdueshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë