LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Deçan

Aktakuzë për vrasje të rëndë në Deçan

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale vrasje e rëndë dhe për veprën penale ndaj Sh.G. dhe I.C., armëmbajtje pa leje.

Siç njofton Prokuroria Themelore e Pejës, i pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje privon nga jeta, tani të ndjerin, A.G, dhe me ketë rast ka vë në rrezik jetën e A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë.

Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Blow TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishek. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori