LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: FMN, partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Haradinaj: FMN, partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga Shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble.

Haradinaj ka njoftuar se në takim është diskutuar për objektivat e vendit, në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit financiar, në të cilin aspekt Kosova është treguar e përgjegjshme.

“Falënderova këtë institucion për një partneritet konstruktiv me Qeverinë e vendit dhe theksova se kjo marrëdhënie i duhet në vazhdimësi Kosovës, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që të rrisim bashkëpunimin, në favor të rritjes së përkrahjes financiare dhe investimeve të huaja”, deklaroi Haradinaj.


Kryeministri theksoi se FMN-ja është një partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Qeveria është e përkushtuar ta avancojë këtë partneritet./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori