LAJMI I FUNDIT:

Dita e Shën Antonit, Lisbona kthehet në ditë dasmash (Video)

Dita e Shën Antonit, Lisbona kthehet në ditë dasmash (Video)

Në Lisbonë, kjo është koha e dasmave. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur përpara katedrales se kryeqytetit portugez me shpresën që të shohin çiftet e porsamartuar të dalin rresht prej andej.

Nuk është një, por plot 11 çifte që lidhen kurorë në këtë dite me shpenzimet e bashkisë, e kjo fale një tradite disa dekadëshe, e cila lidhet me shenjtin  e preferuar te Lisbonës, atë ta dashurisë, Shën Antonin.

“Një prej avantazheve të martesave të tilla është se ato ndihmojnë në ruajtjen e kësaj tradite. Nga ana tjetër, i vjen në ndihmë edhe çifteve të reja, që duan një dasmë të bukur, por nuk e kane mundësinë financiare për ta realizuar atë”, tha Maria do Carmo Rosa, organizatore e eventit.


Dhe nuk bëhet fjalë për ceremoni dosido, por dasma mjaft luksoze. Emocionet mes çifteve, janë të mëdha.

“Jam nervoze dhe kam shume ankth, megjithatë përpiqem ta ruaj qetësinë. Them se çdo gjë do të shkojë mirë, gjithsesi”, tha Tania Silva, nuse

Në këtë ditë, në total martohen 16 çifte me paratë e shtetit, 5 prej tyre në një ceremoni civile, 11 të tjerët në katedrale. Një traditë e tillë dasmash i ka fillesat në vitin 1958, e ideuar nga një gazete që sot nuk ekziston më, Diario Popular.

Megjithatë  origjina e vërtete e nismës është shumë më e hershme dhe lidhet me Shën Antonin, priftin katolik portugez të lindur në shekullin e 12-të, që besohet se kishte aftësi të mëdha për të bërë bashkë njerëzit e duhur. /tch/