Maturantët e Kosovës janë duke iu nënshtruar pjesës së parë të testit të maturës dhe sikur edhe herëve tjera, shumica prej tyre përmes kopjimit mundohen që ta kalojnë testin e arritshmërisë. Tash e sa vjet ata i shfrytëzojnë rrjetet sociale për të gjetur përgjigjet e pyetjeve të cilat nuk i dinë.
Gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) maturantët e rajonit të Prishtinës përmes grupeve të krijuara në Facebook dhe Viber, kanë arritur t’i shkëmbejnë përgjigjet për pyetjet e ndryshme, e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot me maturantët e rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit, të cilët lehtësisht kanë komunikuar sot mes vete, duke përcjellur fotografitë e testit tek njëri-tjetri, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha se testi i maturës në rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit sot ka filluar me kohë por që kanë pasur disa probleme sa i përket marrjes së telefonave të nxënësve.
“Sot ka filluar me kohë testi i maturës, nuk raportohet për ndonjë vonesë. Disa shkolla kanë refuzuar që të hyjnë pa telefon, por pas instruksioneve tona që të mos fillojë fare testi, i kanë larguar pastaj telefonat. Mund të konfirmoj se ka më pak telefona, kanë vazhduar postimet por që janë shumë më të vogla se dje”, është shprehur ai.
Hysenaj kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që të nis hetimet ndaj administratorëve të këtyre grupeve të krijuara në rrjetet sociale, duke shtuar se tashmë Prokuroria posedon mjaftueshëm informata.
Kryetari i Komisionit deklaroi se pasi të përfundojë testi i maturës, do t’i marrin të gjitha shënimet dhe të gjithë nxënësit që do të identifikohen dhe administruesit të cilët kanë qenë në ato klasë do t’i marrin dënimet e merituara.
Kurse edhe pse ishte paralajmëruar nga MASHT-i, se në qendrat e testimit do të vendosen zhurmues të valëve, në mënyrë që të parandalohet që testi të shpërndahet në rrjetet sociale, një gjë e tillë nuk ka mundur të realizohet.
Provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker