LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Kastriot Selmani kalon te Llapi

Zyrtare: Kastriot Selmani kalon te Llapi

Kastriot Selmani tashmë ka përforcuar radhët e skuadrës së LLapit, i cili ditë më parë braktisi radhët e Prishtinës.

Futbollisti llapjan ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin bardhekaltër gjersa ditës së sotme edhe është bërë prezantimi te klubi podujevas.


Kështu ka njoftuar klubi i elitës së futbollit kosovar përmes llogarisë zyrtare në Facebook teksa jep edhe detaje rreth lojtarit.

“Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë”.

“Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19”, shkruan në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Llapi sezonin e fundit është renditur në pozitën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori