LAJMI I FUNDIT:

Fury do t’i fitojë 11 milionë euro nga përballja e së dielës

Fury do t’i fitojë 11 milionë euro nga përballja e së dielës
Tyson Fury (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury do t’i fitojë 11 milionë euro për debutimin e tij në Las Vegas, duke insistuar se nuk do ta bëjë gabimin e njëjtë si rivali i tij britanik, Anthony Joshua.

Ish-kampioni i peshave të rënda beson se kontrata prej 85 milionësh me firmën e njohur të promotimit, “Top Rank”, nuk do ta lejojë atë që të humbet nga Tom Schwarz.


30-vjeçari do të debutojë në Las Vegas në arenën MGM Grand Garden Arena  në orët e para të ditës së diele, ndërsa ka siguruar një rimeç ,e kampionin e WBC, Deontay Wilder, në fillim të vitit 2020.

Tom Schwarz (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Por, Fury e di se nëse dështon në këtë javë ndaj Schwarz, atëherë do të ketë shumë probleme me përballjen ndaj Wilder, pasi edhe fitimet do t’i uleshin.

Kundërshtari i Furyt është ndeshur me Senad Gashin në duelin që kishte përfunduar me goditje me kokë, diskualifikim dhe përleshje
Lexo po ashtu Kundërshtari i Furyt është ndeshur me Senad Gashin në duelin që kishte përfunduar me goditje me kokë, diskualifikim dhe përleshje

“Nëse ju paguheni sa unë, atëherë motivimi është i lehtë. Shumë i lehtë”, ka thënë boksieri britanik. “Siç edhe e pamë ditë më parë, ju nuk mund ta nënvlerësoni askënd”.

“Tom Schwarz di se nëse mund ta mposht Tyson Furyn, jeta e tij do të ndryshoj, atëherë unë duhet të kem më shumë kujdes, nuk do të ndodhë gabimi sikur kundërshtari im (Anthony Joshua)”, ka thënë më tej Fury. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori