LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk dorëzohet, rikthim spektakolar për fitore historike në Bullgari

Kosova nuk dorëzohet, rikthim spektakolar për fitore historike në Bullgari

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një sfidë që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.

Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.


Kosova edhe një zhvilloi një duel të madh, kësaj radhe në Sofje, ku e dominoi Bullgarinë me lojë dhe me raste.

Takimi nisi shumë mirë për djelmoshat tanë, që arritën të krijojnë disa gjysmë raste, në fillim të lojës.

Dominimi i fillimit u konkretizua me gol në minutën e 14-të, kur një aksion i ndërtuar mirë nga e djathta soli gëzim.

Edon Zhegrova pason te Mërgim Vojvoda i cili harkon bukur në zonë, e topi pas një devijimi të mbrojtjes bullgare vjen te Rashica, i cili bukur gjuan dhe shënon për 1-0.

Goli iu dedikua Arbër Zenelit që u lëndua në takimin kundër Malit të Zi. Pas tij, provoi Besar Halimi që gjuan bukur mbi portë në minutën e njëzetë.

Bullgarët provuan dy herë, por që as ata nuk ishin të suksesshëm.

Pas rasteve të Bullgarisë, ishte Kosova që e mori lojën në duar dhe rrezikoi me Bersant Celinën.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.

Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin provuan, por fati nuk ishte me ta në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë Kosova pësoi golin e dytë. Një këndore për Bullgarinë, në minutën e 55-të, ku Kristian Dimitrov, gjuan bukur me kokë për 2-1. Kosova nuk u dorëzua.

Kosova ka arritur të shënojë gol të bukur me Vedat Muriqin që ka barazuar në 2-2 në minutën e 64-të.

Vedat Muriqi (Foto: FFK-Kosova/Facebook)

Shumë raste, por u desh të pritej minuta e 92-të, kur nga një harkim, Elbasa Rashani shënoi për 3-2.

Festë e madhe në tribuna dhe kudo që ka shqiptarë.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ka pesë pikë dhe është në vendin e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku në pozitën e parë është Anglia me gjashtë pikë, po aq sa edhe Republika e Çekisë.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori