Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, doli në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Moldavisë.
Tekniku italian zbuloi se në takimin e ditës së nesërm, do të shohim një skuadër ndryshe nga ajo ndaj Islandës.
Reja gjithashtu analizoi edhe disa nga problemet e hasura në sfidën e ditës së shtunë, teksa u shpreh:
Skema 3-5-2- “”Unë nuk pashë probleme në mbrojtje dhe në sulm, por jam dakord që lidhja mes tyre është një problem, duhet punuar për një koordinim sa më të mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje për të sulmuar, të çojmë më shumë topa në zonë. Po përmirësohemi në lëvizje, në lojë ofensive, tani duhet konkretizuar puna që kemi bërë, sepse në mbrojtje luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Na mungoi finalizimi, ata nuk arritën të bënin më shumë se sa një rast në portë.
Ndryshimet- “Mbrojtja mund të jetë me 3 ose 4. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm padyshim, pasi ka lodhje. Në fillim duhet të flas me lojtarët dhje pastaj do shihni formacionin. Kemi dhe 24 orë ende për të parë.
Potenciali i skuadrës- I kemi të gjitha mundësitë, na duhen disa mesfushorë të mirë për të kaluar më para. Me Islandën pamë anën e djathtë që ishte shumë mirë, do të shohim dhe repartet e tjera ku çaluam.
Formacioni– Nuk kam vendosur ende. Kam Uzunin dhe Sadikun që janë gati. Mund të jenë tre katër ndryshime dhe do të vlerësohen me tej. Mbrojtja ka bërë mirë, por mund të ketë ndryshim.
Islanda – Në Islandë luajtëm zotëruam lojën, ata patën një rast dhe shënuan. Siç tha Hysaj ne duhet të vazhdojmë në rrugën e drejtë, të punojmë më fortë.
Sutata aktuale në grup- Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, unë duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht. Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të filtruar, e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart.
Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona.
Si ndiheni në një ekip kombëtar? Është e ndryshme, pas ke vetëm një javë kohë dhe është e vështirë të kërkosh më të mirën në aspektet teknike dhe fizike. Në 15 ditë që jam me djemtë ata e kanë kuptuar mënyrën time të lojës. Çdo vend ka mënyrën e vet të të luajtur. Zvicra, Greqia, Italia kanë mentalitetin e tyre. Çdo kampionat dhe çdo kombëtare kanë mënyrë tjetër të të luajtur, kjo është e vështira, por futbolli mbetet futboll.
Kapiteni – Nuk ekziston si problem. Nëse do të jetë Mavraj do të jetë ai, nëse jo do të Hysaj. Kjo është zgjedhja përfundimtare, kjo është linja. /Panorama Sport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë
Marseille pret Atalantan në gjysmëfinale, Gjimshiti kundër Aubameyang
Formacionet zyrtare, Roma – Bayer Leverkusen: De Rossi dhe Alonso me më të mirët në dispozicion
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit