Lëvizja Besa përmes një kumtese për media thekson se sot këshilltari i BDI-së ka sulmuar fizikisht këshilltarin e tyre në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena.
Lëvizja Besa thekson se rasti është paraqitur në polici dhe do të njoftojnë edhe ambasadat e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lëvizja Besa dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit tonë, i cili po lufton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u sulmua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër. Ju bëjmë thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht sulmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Ata ju bëjnë thirrje partive tjera politike që të dënojnë këtë rast.
“Frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimeve të tyre kriminogjen le po i afrohet fundi. Sot pas arrestimit të sekretarit shtetëror nga radhët e BDI si dhe publikimi i bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e parë sesa i kriminalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik”, thonë nga Lëvizja Besa.
Ndërsa nga partia shqiptare në pushtet BDI, akoma nuk kanë reaguar për këto akuza dhe nuk e kanë konfirmuar rastin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'