Shenjat që tregojnë se nuk duhet të martoheni me mashkullin që jeni në lidhje
Kur personat e gjeneratës së sotme futen në një lidhje, brenga e tyre kryesore nuk është e ardhmja.
Ato nuk e mendojnë partnerin si bashkëshort potencial, por vetëm si një person me të cilin janë për momentin. Kjo mënyrë e të menduarit mund të duket si diçka e gabuar, por faktikisht e ka anën e vet pozitive, transmeton Telegrafi.
Ana e vet pozitive është se ato janë më të prira ta zgjedhin partnerin e gabuar për tërë jetën.
Sigurisht, asnjë person që martohet nuk mendon se do të shkurorëzohet pas një kohe.
Por, nëse një person është më i brengosur për t’u martuar sesa me faktin se me kë martohet, atëherë është e qartë se çifti do të dështojë.
Martesa është pakt mes dy njerëzve që duhet të zgjatë tërë jetën.
Megjithatë, si duhet ta zgjedhni një partner me të cilin vërtet se do ta kaloni tërë jetën bashkë?
Epo, sigurisht se nuk ka pyetje të shpejtë apo të lehtë. Çdo person është ndryshe dhe kërkon gjëra të ndryshme te bashkëshorti potencial.
Sidoqoftë, ka disa shenja që tregojnë qartë se me kë nuk duhet të martoheni – e disa prej këtyre shenjave jua sjellim më poshtë!
Nuk dëshironi një lidhje, por thjesht nuk dëshironi të jeni e vetmuar
Një studim psikologjik ka përcaktuar se ekzistojnë dy lloje të njerëzve kur bëhet fjalë për lidhjet romantike.
Ekzistojnë ata të cilët janë të lumtur dhe më të përmbushur në lidhje. Pastaj janë ata që e arrijnë të njëjtin nivel të kënaqësisë duke qenë në vetmi.
Personat e grupit të dytë në përgjithësi janë ata të cilët nuk kanë martesa të dështuara. Janë njerëzit që nuk e dinë si ose nuk duan të jenët ë vetmuar ata që përfundojnë në lidhje të këqija dhe pastaj në martesa të gabuara.
Të afërmit nuk jua aprovojnë partnerin
Fillimisht t’i qartësojmë gjërat: të afërmit tuaj nuk e kanë fjalën përfundimtare se me kë jeni në lidhje apo me kë martoheni. Ju mund ta dashuroni këdo që dëshironi vet!
Sinqerisht, nuk është aspak puna e tyre t’jua përcaktojnë këtë gjë!
Sidoqoftë, duke supozuar se të afërmit tuaj janë mesatarisht të arsyeshëm dhe inteligjentë, atëherë këshilla e tyre duhet të vlejë diçka.
Kur jeni në lidhje, e posaçërisht në fazën fillestare ku gjithçka është duke shkuar mirë, njerëzit kanë tendenca të mos i shohin gjërat qartë.
Njerëzit e dashuruar shpeshherë nuk i shohin gjërat e vogla dhe të metat në karakterin e partnerit. Këtu pastaj miqtë dhe familjarët mund t’ju ndihmojnë. Ata nuk janë të dashuruar me partnerin tuaj, prandaj mund t’ia shohin tij të metat.
Megjithëse nuk duhet t’i pranoni mendimet e tyre si urdhër, ju duhet të paktën t’i konsideroni kritikat që i kanë.
Nuk ka besim në lidhje
Një lidhje e mirë ndërtohet vetëm me besim të ndërsjellë.
Besimi nuk është diçka që e largoni apo fitoni me vullnetin tuaj. Është diçka që duhet ta fitoni dhe ta ndërtoni me kohën. Dhe, posa ta keni fituar besimin, ju asnjëherë nuk duhet ta thyeni atë!
Nëse e thyeni besimin, është sikurse ta thyeni një vazo dhe të provoni ta bëni prapë bashkë.
Ajo vazo pastaj mund ta mbajë ujin si dikur, por të çarat do të mbesin gjithmonë dhe asnjëherë nuk do të mund t’ia riktheni vazos gjendjen origjinale sepse tani është e dobët.
Nuk mund të jeni vetvetja me partnerin
Njerëzit sillen ndryshe varësisht se me kë janë.
Në përgjithësi, ju nuk e tregoni plotësisht vetveten me çdo person që e takoni.
Ta njihni plotësisht dikë është diçka që merr kohë, merr besim, etj. Kjo është bukuria e lidhjeve.
Lidhja ideale nuk i përfshin dy persona të cilët e kanë të vështirë të jenë vetvetja pranë njëri-tjetrit.
Asnjëherë nuk duhet të aktroni se jeni dikush tjetër kur jeni me partnerin.
Nëse mendoni se nuk jeni vetvetja pranë partnerit, atëherë nuk është lidhja e duhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit