LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Bombardimet e NATO-s ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Stoltenberg: Bombardimet e NATO-s ishin të ligjshme dhe të nevojshme

Në 20-vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe, sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri Atlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë se këto bombardime ishin të nevojshme dhe të ligjshme.

Stoltenberg për “Politika”, ka thënë se historia ka treguar se bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999 ishin të domosdoshme dhe të ligjshme, sipas tij ato bombardime ndaluan dhunën dhe mundësuan kthimin e refugjatëve në vend, ndërsa KFOR-i ka ndihmuar në Kosovë që të krijohet një mjedis i sigurt për të gjithë.

“E di se NATO-ja ende po shkakton polemika në Serbi. Shumë prej tyre ende ndjejnë dhembje nga fushata ajrore në vitin 1999. Është edhe më e vështirë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Çdo jetë e humbur e pafajshme është një tragjedi. Ne ndiejmë keqardhje për këtë”, është shprehur ai, përcjell Telegrafi.


I pari i NATO-së, në këtë intervistë tha se Aleanca kishte për qëllim ndaljen e veprimeve të regjimit të Millosheviqit.

20 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe
Lexo po ashtu 20 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-së kundër forcave serbe

“Përkundrazi, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve në rajonin e gjerë duke ndaluar veprimet e regjimit të Millosheviqit, të cilin bashkësia ndërkombëtare e dënoi. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne duhet të mësojmë prej saj dhe ta lëmë pas”, theksoi ai.

Sekretari Stoltenberg ka vënë në dukje se bota po përballet me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por që siç theksoi ai, NATO-ja është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori