LAJMI I FUNDIT:

Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit – fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit

Hazard do të jetë lojtari më i paguar i Real Madridit – fitimet e tij në sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit

Eden Hazard jo vetëm që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, por edhe lojtari më i paguar i klubit.

Real Madridi ka rënë dakord me Chelsean për blerjen e yllit belg, me spanjollë që kanë paguar për 100 milionë euro, ku me bonuse mund të shkoj deri në 130 milionë euro.


Paga e tij thuhet se do të dyfishohet në 400 mijë funte apo 450 mijë euro në javë, që përkthehet në 20.8 milionë funte apo 23.35 milionë euro në vit.

Zyrtare: Eden Hazard është lojtari i Real Madridit
Lexo po ashtu Zyrtare: Eden Hazard është lojtari i Real Madridit

Pra, Hazard do të fitojë 1.7 milionë funte apo 1.91 milionë euro në muaj, 57.143 funte apo 64.161 euro në ditë.

Në orë përfitimet e belgut do të jenë 2.380 funte apo 2.670 euro, 39.70 funte apo 44.6 euro në minutë dhe 0.66 funte apo 0.75 në sekondë.

Kështu, ish-sulmuesi i Bluve përveç që do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, ai do të bëhet edhe lojtari më i paguar i klubit. /Telegrafi/