LAJMI I FUNDIT:

Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një grua gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një grua rreth moshës 78 vjeçe, ka humbur jetën sot rreth orës 12:00 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, gruaja e moshuar është gjendur e shtrirë në trotuar, ndërsa ekipet mjekësorë e kanë konstatuar vdekjen e saj.


“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën  për  një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeç.  Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/