LAJMI I FUNDIT:

Cakaj takohet me Mogherinin: Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor

Cakaj takohet me Mogherinin: Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ku u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori