LAJMI I FUNDIT:

Përforcimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor, Maqedonisë do t’i kushtojë 26.2 milionë euro (Video)

Përforcimi i tregtisë në Ballkanin Perëndimor, Maqedonisë do t’i kushtojë 26.2 milionë euro (Video)

26.2 milion euro do t’i kushtojë Maqedonisë së Veriut projekti për lehtësim të tregtisë dhe transportit me Ballkanin Perëndimor. Me këtë projekt është paraparë që të përmirësohet infrastruktura, të modernizohen institucionet dhe të përforcohen marrëdhëniet ndërmjet tyre.

Ministri i financave Dragan Tevdovski tha se në fazën e parë do të marrin pjesë Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në fazën e dytë do të përfshihen Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.


Me këtë projekt do të përmirësohen dhe zgjerohen pikat doganore në “Qafë Thanë” dhe “Deve Bair”.

“Komponenti i parë është të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. Komponenti i dytë është të përmirësohet efikasiteti i transportit. Komponenti i tretë është të përmirësohet qasja deri te tregu për tregti dhe investime dhe komponenti i katërt është të sigurohet mbështetje për zbatimin e projektit”, theksoi Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Me këtë projekt sipas analizës se Bankës Botërore për 10% do të zvogëlohen shpenzimet e importit dhe eksportit dhe të reduktohet koha e kalimit kufitar.

Afati për ta kthyer këtë borxh nga Banka Botërore do të jetë 12 vjet, me kamatë prej 0.6%.

“Nëse shpenzimet për logjistikë në Ballkanin Perëndimor barazohen me shpenzimet për vlerat mesatare në Bashkimin Evropian, atëherë vendet e Ballkanit Perëndimor në nivel vjetor do të kurseheshin mbi 1.1 miliardë, respektivisht 1% e BPV-së së përbashkët të rajonit. Gjithashtu, sa i takon eksportit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ato do të mund të hyjnë në BE pa tarifa. Vetëm rreth 10-20% e kompanive nga rajoni janë eksportues, kështu që respektimi i të gjitha procedurave, siç është dogana…. d.m.th. koha që kalohet në autostradat dhe kalimet kufitare e ul efikasitetin e tregtisë”, u shpreh Marko Mantavaneli nga Banka Botërore.

Projekti u nënshkrua nga Ministria e financave dhe Banka botërore, por ky projekt do të realizohet nëpërmjet Ministrisë për transport dhe lidhje, Ministrisë së ekonomisë, drejtorisë doganore dhe NP Rrugë shtetërore. Por nuk dihet sa do të zgjasë dhe kur pritet të vërehen rezultatet e para./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori