LAJMI I FUNDIT:

PSP: “Bombat” e reja nuk burojnë nga ne

PSP: “Bombat” e reja nuk burojnë nga ne

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një kumtese për media informon se përgjimet e reja të publikuara në rrjetin social Facebook nuk burojnë nga ata.

“Bisedimet e reja të publikuara në Facebook në llogarinë ‘El Cheka’ nuk burojnë nga Prokuroria Speciale. Në këtë drejtim, sigurojmë opinionin se gjitha audio materialet që posedojmë ne, ruhen nën masa të rrepta të sigurisë, të cilat përfshijnë fizike, administrative dhe informatike”, thuhet në njoftimin e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se gjatë analizës dhe përpunimit të materialeve veprohet me rregullat e brendshme dhe procedurat për evidentimin e procesit të përgjimeve, si dhe detyrimit për respektimin e parimit të sekretit dhe mbrojtjes së privatësisë së qytetarëve dhe jetës familjare.


“Sërish theksojmë se PSP garanton sigurinë e materialeve që posedon dhe në këtë rast ftojmë të gjitha subjektet që kanë materiale të përgjuara, të njëjtat t’i dorëzojnë në PSP”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, ditëve të fundit në llogarinë “El Cheka” në Facebook janë publikuar përgjime të reja, të cilat kanë të bëjnë me udhëheqësinë e BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori