LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia e Veriut prioritet i bashkëpunimit ndërkombëtar të Zvicrës”

“Maqedonia e Veriut prioritet i bashkëpunimit ndërkombëtar të Zvicrës”

Kryetarët e të dy dhomave të Parlamentit zviceran, Marina Karobio Gusketi dhe Zhan Rene Furnier, në fjalimet e tyre në seancën plenare gjatë vizitës zyrtare në Konfederatën Zvicerane të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut është prioritet i bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Të dy vendet kultivojnë marrëdhënie të mira bilaterale, sidomos për shkak të diasporës së shumtë në Konfederatën zvicerane, e cila është integruar tërësisht dhe konsiderueshëm kontribuon në shoqërinë zvicerane”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.


Me këtë rast, kryetarët e Këshillit Nacional dhe Shtetëror, e përshëndetën hapin historik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, marrëveshje e cila i hapi dyert e integrimit euroatlantik për vendin.

Menjëherë pas fjalimeve, Delegacioni realizoi edhe takim bilateral me Kryetarin e Këshillit Shtetëror, Zhan Rene Furnier në të cilin Kryetari i Dhomës së Epërme përsëri drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të vlerësohet nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do i ndahet datë për negociata në qershor të këtij viti.

Sipas tij, hapja e negociatave në qershor 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv ndaj të gjitha vendeve aderuese nga Ballkani Perëndimor. Duke shprehur kënaqësi që vizita oficiale realizohet në vitin kur të dy vendet kremtojnë 25 vite të marrëdhënieve diplomatike, Furnier u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy shteteve si miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Konfederata e Zvicrës ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane në kohën kur edhe Unioni ballafaqohet me shumë sfida, edhe pse Konfederata zvicerane nuk është pjesë e BE dhe NATO-s. Ai informoi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve për president të shtetit, në të cilat qytetarët kishin mundësi që në atmosferë të qetë dhe demokratike ta shprehin vullnetin e vet.

Xhaferi shprehu besim të fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut, deri në fund të vitit do të ketë proces të rrumbullakuar të ratifikimit të Protokolleve për aderim në NATO a në drejtim të BE-së, proces të suksesshëm negocimi për aderim, i bindur në Vendimin pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave në qershor 2019, që do të ishte motivim i fuqishëm për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe për implementimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Të dy bashkëbiseduesit, siç theksohet në kumtesë shprehën gatishmëri për vazhdim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit intensiv bilateral në të gjitha nivelet.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori