Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka me 29 qershor do të prezantoj subjektin më të ri politikë në Kosovë, Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).
Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka prezantuar emrin e subjektit të tij politikë që zyrtarisht do ta prezantojë me 29 qershor.
“Kemi bërë rezervimin e sallës dhe me 29 qershor në ora 12:00 në “Emerald’ do ta bëjmë prezantimin e subjektit politik. Subjekti politik do të ketë emër që nuk korrespondon me asnjë subjekt në vendet e rajonit”.
Zeka tregon se ka pasur disa alternativa për emrin e partisë por thotë se nëse nuk do të figuronte emri “parti” do të dukej si organizatë joqeveritare.
“Në fund kemi marrë një propozim nga shqiptarët e New York-ut që atë emër do t’ia vendosim partisë…Emri definitiv do të jetë Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK). Edhe në anglisht tingëllon mirë me njerëzit që jemi konsultuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se partia do të ketë orientim euro-atlantik dhe programi do të jetë i thjeshtë për t’u kuptuar edhe nga fëmijët.
“Numër një do të jetë një premtim që ne do ta mbajmë. Që asnjë zyrtar nga presidenti e më poshtë nuk do të shkon në punë me vetura zyrtare. E dyta. Qeveria nuk do të ketë më asnjëherë më shumë se 12 ministri. Shembull nuk do të ketë Ministri të Diasporës por do të ketë drejtori. Njëjtë do të ndodh edhe me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik”.
“Në listë do të jenë 50 % të shqiptarëve të Kosovës ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga diaspora. Do të krijojmë bankën nacionale me emrin “Diaspora Shqiptare”. Për një javë do të heqim kartonin e gjelbër”.
Zeka ka prezantuar edhe disa nga emrat që do të përfshihen në subjektin e tij politikë.
“Pjesë e partisë do të jenë vëllezërit Kojçiçi. Pjesë e partisë do të jenë edhe disa ekonomistë shumë të njohur. Po i them vetëm disa emra. Prof.Dr. Remzi Ismajli. Jam konsultuar me arkitektin më të mirë Përparim Rama. Jam konsultuar me njerëz në Zvicër që janë shumë të shkolluar. Jemi konsultuar me njerëz në Gjermani, Suedi… Janë ekspertë. Nuk do të krijojmë parti të modelit që kanë krijuar këtë njerëz që 20 vite”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite