LAJMI I FUNDIT:

Policia arreston dy persona të dyshuar për rrëmbim

Policia arreston dy persona të dyshuar për rrëmbim
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, si të dyshuar për rrëmbimin e një personi.

Rasti i rrëmbimit ka ndodhur dje në fshatin Staradran të Istogut.


Siç njofton Policia, viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borxhi, të cilin viktima ua kishte të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Me datë 5 qershor 2019, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sektori rajonal për hetime ka pranuar informatë inteligjente se 2 (dy) persona të dyshuar kanë rrëmbyer një person (tani viktimë), dhe të njëjtin janë duke e mbajtur të fshehur në fshatin Staradran- Istog.

Sektori rajonal i hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, të asistuar nga njësia për reagim të shpejtë, njësitë patrulluese të stacionit policor Pejë dhe Istog, në koordinim të plotë me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje në disa lokacione. Pas një pune operativo-hetimore rreth orës 16:00, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 2 (dy) persona të dyshuar:

G.M lindur me 1985 m/k/sh

A.M lindur me 1977 m/k/sh

Tek të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, 104 copë fishek, një llap top, disa telefona celularë, kartela të bankës, kartela të telefonit, CD, fletore për mbajtjen e shënimeve, dokumente të veturës, dhe një automjet, të gjitha këto i përkisnin të dyshuarve.

Gjithashtu është arritur të gjendet edhe viktima e rastit i cili nga të dyshuarit është mbajtur i mbyllur dhe i lidhur në stallë të bagëtive (ahur).

Viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borxhi të cilin viktima ju kishte të dyshuarve.

Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit dhe gjykatën themelore në Pejë, dhe më urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori