LAJMI I FUNDIT:

Joshua sqaron se përse humbi nga Ruiz: Isha i nxituar, ai u afrua shumë

Joshua sqaron se përse humbi nga Ruiz: Isha i nxituar, ai u afrua shumë
Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua është munduar ta sqarojë se përse humbi ndaj Andy Ruizit të shtunën e kaluar, duke iu marrë kështu edhe titujt e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.

Boksieri britanik kishte bërë me dije me parë se ai ishte stërvitur deri në gjashtë apo shtatë javë për përballjen ndaj Jarell Miller, por pastaj erdhi meksikano-amerikani.


Joshua pësoi humbjen e parë në karrierë, por edhe duke humbur titujt WBA, WBO dhe IBF, për një natë, gjersa u nokautua dy herë në raundin e tretë dhe dy herë në të shtatin, ku edhe u mbyll përballja me nokaut teknik.

Andy Ruiz vs Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Të shtunën unë humba dhe e pranoj atë si një burrë. Asnjëherë mos lejoni suksesin të futet thellë në kokën tuaj, por mos e lejoni as dështimin”, ka thënë boksieri britanik.

Ruiz dëshiron që rimeçi me Joshuan të zhvillohet në Meksikë
Lexo po ashtu Ruiz dëshiron që rimeçi me Joshuan të zhvillohet në Meksikë

“Kur humbni, e ndjeni sikur një copë është larguar nga trupi juaj, por unë nuk do të bëj asgjë për të ndryshuar, jam ende ambicioz dhe do të punoj shumë për t’u rikthyer si kampion”.

“Ndoshta isha i nxituar para meçit me Ruiz. Isha shumë i hapur sa që duhej. Ai u afrua shumë dhe arriti të më godiste në raundin e tretë. Tentova ta rimerrja veten, por nuk isha në dijeni se isha ekspozuar shumë ndaj goditjeve të tij, andaj erdhi edhe te humbja”, ka shtuar më tej Joshua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori