LAJMI I FUNDIT:

Mbërrijnë turistët e parë të huaj në plazhin e Durrësit, ankohen për ambientin (Video)

Mbërrijnë turistët e parë të huaj në plazhin e Durrësit, ankohen për ambientin (Video)

Në brigjet e plazheve të Adriatikut, edhe pse tashmë pushuesit e parë kanë nisur të shfaqen, ndesh rëndom mbetje plastike, qese e bidona, një pjesë e hedhur nga njerëzit e një pjesë e nxjerrë nga deti, si dëshmi e ndotjes, e cila cenon të ardhmen e mjedisit dhe turizmit në vend.

“Është shumë e dëmshme. Isha ulur në një bar dhe erdhën dy turistë sllovakë të cilëve u bëri shumë përshtypje ndotja këtu. Kryetari i bashkisë mban më shumë përgjegjësi se ai është i pari i Durrësit, po edhe ne qytetarët”, thonë njerëzit.

Jovani ka punuar 40 vjet në ndërmarrjen e plastikës së bashku me bashkëshorten. Tani janë në pension dhe i njeh shumë mirë pasojat e ndotjes nga plastika: “Ne kemi punuar 40 vjet në plastikë dhe e njohim mirë plastikën. Na ka lënë akoma të sëmurë neve, jo më detin ku është bërë nami. Është shumë e dëmshme. Në kohën e Enverit, neve na jepnin qumësht se ishte gjithë helme, si polivinil kloridi etj. Plastikat janë të tmerrshme për ambientin, për detin e për këdo. Edhe qeset vazhdojnë lëre çfarë thonë. Nuk i kanë hequr. 70-80 përqind përdorin po ato qese”, transmeton TCH.


E ndërsa institucionet përgjegjëse edhe pse i detyron ligji tregohen apatike për të ndaluar qeset njëpërdorimshme, ka ende shpresë, pasi vetë qytetarët mendojnë se duhet të kontribojnë për këtë:“Ndotja e ambientit është shumë e dëmshme si për shëndetin e njeriut si për mjedisin. E mira është që të sensibilizohen të gjithë dhe mbeturinat t’i hedhin në vendin e duhur. Kjo bëhet gradualisht. Të gjithë kemi detyrim për ta mbajtur pastër ambientin që na përket të gjithëve”.

Për të parë videon kliko KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori