Osmani: Suksesi i Maqedonisë së Veriut nxitje edhe për vendet tjera për të përdorur momentumin evropian
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sot mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të nivelit të lartë në Shkup “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” “Shumë herë kam thënë se orientimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së nuk është për arsye gjeografike, historike apo ekonomike, por qëllimi është që të ndërtohet partneritet strategjik afatgjatë, përkatësisht mënyrë se si të ndryshohen vendet e Ballkanit, ndërsa BE të na pranojë si të barabartë”, theksoi Osmani, duke e quajtur këtë proces mision që duhet ende për tu plotësuar.
“Këtë vit morëm raportin më pozitiv deri më tani nga Komisioni Evropian, i cili reflekton reformat e realizuar dhe progresin e arritur. Sikur edhe vet ta shkruaja Raportin, nuk do të ishte aq pozitiv – do të mendonit që jam i njëanshëm dhe po ekzagjeroj. Megjithatë këtë Raport e shkruajnë profesionistë të cilët e ndjekin përparimin tonë në baza ditore dhe vlerësojnë gjithçka që kemi arritur”, potencoi Osmani, duke theksuar se ky sukses dhe njohje nuk janë dhuratë, por meritë e fituar me shumë përkushtim, me shumë punë, udhëheqje të guximshme në dy vitet e fundit, por edhe me vlerën e akumuluar të rëndësishme gjatë një dekadë e gjysmë së kaluar.
,,Ky vit i 2019 është një pikë kthesë për Bashkimin Evropian, por më lejoni të shtoj një vit vendimtar për ne – vendet e Ballkanit Perëndimor. Kemi një mundësi të papërsëritshme për të përdorur fokusin e Evropës që synon konsolidimin e kontinentit për të krijuar vlerë të qëndrueshme për ne, për shoqëritë tona, për gjeneratat e ardhshme. Në këtë drejtim, suksesi i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë nxitje për vendet tjera të rajonit për t’u bashkuar me valën evropiane dhe për të përdorur këtë momentum evropian” përfundoi Osmani.
Konferenca Ndërkombëtare është nën organizimin e ish-Kryetarit Branko Crvenkovski dhe Klubit të Podgoricës, në të cilën marrin pjesë Kryetarë dhe Kryeministra të mëparshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A