LAJMI I FUNDIT:

Vdes një person në QKUK, ishte rrëzuar muaj më parë duke punuar në një shtëpi

Vdes një person në QKUK, ishte rrëzuar muaj më parë duke punuar në një shtëpi
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Obiliqi ka ndërruar jetë në QKUK.

Viktima ishte shtruar në repartin e Klinikës Intensive të QKUK-së më 29 prill 2019.

“Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia. /Telegrafi/