Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka thënë se bashkëpunimi kohët e fundit i LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje s’është aspak parimor. Sipas tij, gjendja në Kosovës në raport me ndërkombëtarët nuk ndryshon pa e shkarkuar Presidentin Hashim Thaçi.
“Raporti Isa Mustafa, Albin Kurti, si ujku me qengjin. Qysh mund të jetë parimor kur Kurti e ka gjuajtur molotov Mustafën dhe ia ka mbush fytyrën plot ngjyrë. Kur të godas në fytyrë kam probleme personale jo politike me ty” është shprehur Zeka, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Kurti ka thënë se argati më i madh i Serbisë ka qenë Isa Mustafa. Kjo po e shkakton ikjen masive të elektoratit të LDK-së dhe VV-së. Elektorati i LDK-së e konsideron Kurtin se një puro leninist-marksist”.
Zeka ka thënë pastaj se gjendja në Kosovës në raport me ndërkombëtarët nuk ndryshon pa e shkarkuar Presidentin Hashim Thaçi.
“Hajde t’i bëjmë numrat për rrëzimin e Thaçit”, tha ai.
Sipas tij, Kryeministri Ramush Haradinaj nuk është dashur t’i përzihet Thaçit në dialog me të deklaruar se, “Presidentit ia kam lënë dialogun”.
“Thaçi këta i shkel si ekskavatori që shkel buburrecin. Dialogu mund të marrë ngjyrime tjera kur të ndërrohet pushteti”, ka thënë Zeka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës