LAJMI I FUNDIT:

“Prishtina lexon”, me aktivitete dedikuar grupmoshave të ndryshme

“Prishtina lexon”, me aktivitete dedikuar grupmoshave të ndryshme

Sot, për herë të pestë organizohet festivali “Prishtina Lexon”, përmes së cilit synohet nxitja e kulturës së leximit dhe ndërgjegjësimi social rreth rëndësisë së librit për fuqizimin intelektual të individit.

Manifestimi 20/20 shënon 20-vjetorin e çlirimit të Prishtinës dhe nën ombrellën e tij do të përfshihen shumë organizime, ndër të tjera edhe festivali “Prishtina lexon” në kuadër të të cilit spikasin leximi, teatri, filmi dhe performanca tjera artistike, që krahas karakterit edukativ mëtojnë të kenë edhe atë socializues dhe argëtues.


Edhe kësaj radhe, për organizimin e festivalit janë bërë bashkë institucione dhe organizata joqeveritare, Komuna e Prishtinës, ETEA, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Termokiss, Libraria “Dukagjini”, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, Aleanca Franceze, Social Creativity, Kino Armata dhe Virtual Sophists, si dhe institucionet edukativo-arsimore të zonave urbane dhe rurale.

E veçanta këtë vit është se aktivitetet i dedikohen fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, duke potencuar idenë e përbashkët se libri i përket të gjitha grupmoshave.

Gjithçka fillon me aktivitete për fëmijë që nga ora 10:00 me këndet e leximit dhe program artistik të fëmijëve në Sheshin “Zahir Pajaziti”, aktivitete këto që do të zgjasin deri në ora 16:00, me ç’rast do të shpallen edhe lexuesit e vitit të Komunës së Prishtinës.

Nga ora 16:00 fillojnë aktivitetet për të rritur të lokalizuara në Kino Armata, ku qytetarët do të kenë rastin të përcjellin film, teatër dhe slam poetry. Ndërsa, në fund, duke filluar nga ora 21:00, në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” gjithçka përmbyllet me Book Character Party. /KP/

Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë

Kulture
Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Russell dhe Wittgenstein: Miqësia e pamundur!

Kulture
BIR

BIR

Poezi
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!

JIM

JIM

Fjala+
Kalo në kategori